Home Lajme Mehaj për marrëveshjen: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje

Mehaj për marrëveshjen: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje

0
Mehaj për marrëveshjen: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka folur mbi marrëveshjen e arritur për dokumente ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, duke thënë se reciprociteti është parimi mbi të cilin janë të vendosur të realizojnë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për SHBA-në dhe aleatët evropianë për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët.

“Ministria e Mbrojtjes me FSK-në përkrah institucioneve tjera të Republikës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë është dhe do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë. Vazhdojmë drejt fuqizimit të Republikës, demokracisë, lirisë, paqes dhe integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar ai.

Exit mobile version