Polici serb, Dejan Pantiq, që u arrestua me 10 dhjetor në Jarinjë dhe që më tutje është në mbajtje do të lirohet për vetëmbrojtje, shkruan mediumi serb b92.
Sipas raportimeve, Pantiq së pari do të dërgohet në spital, aty ku do të monitorohet gjendja e tij shëndetësore. Djali i tij tha për media se ai ende nuk po beson se çfarë është duke ndodhur dhe se nuk ka informacione të sakta se kur babai i tij do të kthehet në shtëpi.
Kërkesa për lirimin e Pantiqit u bë publike nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që është në kontakt me gruan e policit serb, Suzana Pantiq.
Ky lajm erdhi pasi që presidenti serb bisedoi me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë përgjatë natës.