Mediat zvicerane kanë mbetur të zhgënjyera me paraqitjen e Kombëtares së këtij shteti, e cila barazoi mbrëmë me Kosovën me rezultat 1:1.
Ekipet kombëtare barazuan në Zurich në një ndeshje ku mund të vlerësohet lartë paraqitja e “Dardanëve”, të cilët madje avancuan me golin e Milot Rashicës, shkruan “Gazeta Express”.
E zviceranët barazuan falë gabimit të rëndë të portierit Aro Muriç.
E në përgjithësi, “Helvetikët” mbetën të dëshpëruar me atë çka panë në fushë.
“Mënjanohet turpi, Kombëtarja luajti dobët, vetëm 1:1 ndaj Kosovës”, është titulli i mediumit të njohur zviceran “20 Minuten” në versionin online, përcjell “Gazeta Express”.
“Kombëtarja e Zvicrës nuk mundi të shkonte përtej një barazimi ndaj Kosovës. Kosovarët e pasionuar luftuan për 1:1”, ka shkruar mediumi zviceran.
Edhe mediat tjera zvicerane e kanë përmendur paraqitjen e zbehtë të Zvicrën, duke thënë se “Helvetikët” ishin në siklet ndaj kundërshtarit.