Gazetari Ilir Mirena, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj lajmit tashmë zyrtar, se shteti i Norvegjisë, do ta mbyllë ambasadën në Kosovë.
Mirena nisur me këtë njoftim ka renditur dështimet e qeverisë Kurti në diplomaci, duke ironizuar, siç e quan ai me “shkëlqimin e diplomacisë”.
Mirena thekson rëndësinë që shteti i Norvegjisë ka në raport me Kosovën, dhe duket një humbje mjaft e madh mbyllja e ambasadës.
Statusi i plotë i Mirenës
Kosova qe dy vjet eshte
– pa asnje njohje,
– pa asnje anetaresim ne organizata nderkombetare,
– pa asnjë marreveshje me BE’ne.
Por, per keto dy vjet per here te pare nje shtet mik, qe e njeh shtetin e Kosoves, nje donatar i madh ne projekte te ndryshme ne vendin tone, Norvegjia, vendosi te mbyll ambasaden ne Kosove…