Home Lajme Mbi 100 mijë qytetarë morën dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

Mbi 100 mijë qytetarë morën dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

0

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije mbi njëqind mijë qytetarë të vendit tonë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

“Të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore tregojnë se pas marrjes së dy dozave të para të vaksinës kundër Covid-19, me kalimin e kohës, imuniteti i fituar nga vaksina vjen duke rënë.  Prandaj, është me rëndësi që personat e moshës mbi 18 vjeç që kanë i marrë dy dozat e para dhe në veçanti grup-moshat e shtyra dhe personat me sëmundje kronike ta marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Exit mobile version