Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Fadile Dylës në pozitën e Sekretares së Përgjithshëm të Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Fadile Dyla është familjare e deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj.
Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.
Fadile Dyla ka qenë ushtruese e detyrës së sekretares në MAShT