Home Sport Mbappe-Real Madrid: Fabrizio Romano zbulon detajet, nuk ka marrëveshje

Mbappe-Real Madrid: Fabrizio Romano zbulon detajet, nuk ka marrëveshje

0
Mbappe-Real Madrid: Fabrizio Romano zbulon detajet, nuk ka marrëveshje

Fabrizio Romano ka zbuluar detajet rreth situatës së Kylian Mbappe me Real Madrid.

Skuadra e Real Madrid tash e sa kohë është pas Kylian Mbappe, i cili vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit italian, Mbappe dhe Real Madrid nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë akoma,

Përkundër këtij fakti, skuadra ‘Los Blancos’ vazhdon të jetë e relaksuar dhe me bindje se Mbappe do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin tjetër.

Në anën tjetër, parisienët po bëjnë çmos për ta mbajtur Kylian në Paris.

Ata janë gati t’i ofrojnë lojtarit një kontratë dyvjeçare, e cila i siguron atij 50 milionë euro për vit.

Exit mobile version