Drejtori i Paris Saint-Germain, Luis Campos, ka zbuluar se klubi nuk kishte planifikuar asnjëherë ta shiste Neymarin në afatin kalimtar të verës.
Shumë tifozë të futbollit bësonin se treshja Messi-Mbappe-Neymar në PSG do të shpërbëhej gjatë verës. Neymar ishte i lidhur për pjesën më të madhe të afatit kalimtar me një largim nga kryeqyteti francez, por ai kurrë nuk do të shkonte askund, sipas Campos.
I pyetur nëse braziliani ishte afër largimit, ai tha:
“Jo. Madje kam dëgjuar që Kylian kishte kërkuar që të largonim Neymarin. Jo. Ne llogarisim në të tre. Vitin e kaluar, Kylian ishte lojtari më i mirë në botë. Messi po përshtatej, Neymar u lëndua dhe Kylian e mbajti ekipin të bashkuar. Ai është një lojtar i madh.
Por Neymar është një lojtar shumë i mirë, nuk ka dyshim për këtë. Dhe mbi të gjitha, gjithçka që kam dëgjuar më parë për të, duhet ta kem dëgjuar gabim sepse ai gjithmonë vjen në kohë. Unë shoh një Neymar të përfshirë në projektin e ekipit”.
Neymar ka kontratë me PSG deri në verën e vitit 2025.