Home Sport Mbappe frikësohet për familjen e tij që po përballen me presion të vazhdueshëm në rrjete sociale

Mbappe frikësohet për familjen e tij që po përballen me presion të vazhdueshëm në rrjete sociale

0
Mbappe frikësohet për familjen e tij që po përballen me presion të vazhdueshëm në rrjete sociale

Kylian Mbappe është i frikësuar për familjen e tij, pasi, siç raportohet nga mediet spanjolle, i janë nënshtruar një presioni të vazhdueshëm nëpër rrjetet sociale.

Sipas asaj që bën të ditur Mario Cortegana, ky presion i shoqëruar me fyerje është bartur edhe te vëllai i vogël i futbollistit, Ethan Mbappe, i cili po e ndjek ëndrrën e tij për të debutuar me Paris Saint Germain.

E gjitha kjo mendohet të jetë për shkak të zërave gjithnjë e në rritje se Mbappe do të transferohet te Real Madridi në verë.

Gjithsesi, ende nuk dihet se kush qëndron pas gjithë këtyre mesazheve kërcënuese e fyese.

Exit mobile version