Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreky, priti në takim delegacionin nga Shteti i Iowa-s që po qëndron në Kosovë, i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, ushtarakë, akademikë e gazetarë.
Mazreku e njoftoi delegacionin e lartë nga IOWA për të arriturat në këtë institucion gjatë vitit të fundit, raporton Scanner.
Njoftimi i plotë i BKS:
Nje delegacion nga IOWA e SHBA-ve ka vizituar të hënën Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku është pritur në takim nga drejtori i BKS-së, Sami Mazreku.
Ky i fundi e njoftoi delegacionin e lartë nga IOWA për të arriturat në këtë institucion gjatë vitit të fundit.
Drejtori Mazreku është ftuar për një vizitë në këtë shtet amerikan gjatë muajve në vijim.