Home Lajme Marrëveshja VV-PDK në Gjilan: PDK i merr katër drejtori dhe postin e nënkryetarit

Marrëveshja VV-PDK në Gjilan: PDK i merr katër drejtori dhe postin e nënkryetarit

0

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike kanë arritur marrëveshje për qeverisje në komunën e Gjilanit.

PDK do të marrë në udhëheqje katër drejtori, si dhe nënkryetari i komunës do të jetë nga radhët e kësaj partie.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv asamblisti nga LVV, Ismajl Kurteshi.

“Pjesë e koalicionit janë edhe disa këshilltarë nga parti më të vogla”, tha Kurteshi.

Kuvendi i Gjilanit sot nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen, ku do të zgjedhet kryesuesi.

Exit mobile version