Pavarësisht që Mariano nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, ai nuk do të largohet këtë merkato.
Sipas ‘Marca’ ai do të qëndrojë deri në vitin 2023 dhe nuk e ka problem të jetë në bankën rezervë.
Paga e tij e lartë që domenikani e merr në ‘Santiago Bernabeu’ e ka bërë të vështirë shitjen e tij.
Ai përfiton 4.5 milionë euro në vit, ndërsa në Spanjë askush nuk i ofron atë pagë.