Home Sport Manchester United triumfon në “Teatrin e Ëndrrave”, mposht mes spektaklit Liverpool-in (Video)

Manchester United triumfon në “Teatrin e Ëndrrave”, mposht mes spektaklit Liverpool-in (Video)

0
Manchester United triumfon në “Teatrin e Ëndrrave”, mposht mes spektaklit Liverpool-in (Video)

Manchester United ka arritur të mposhtë Liverpool-in 2-1 në “Old Trafford” në kaudër të ndeshjes së tretë në Premier League.

Erik ten Hag ka fituar betejën e tij të parë të madhe në Premier League, ndaj Jurgen Klopp.

‘Djajtë e Kuq’ kaluan në epërsi qysh në minutën e 16’, me Jadon Sancho që dërgoi topin në rrjetë, pasi mashtroi tërë mbrojtjen e Liverpool.

Me golin e Sancho u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, kurse United e nisi vrullshëm edhe pjesën e dytë.

Marcus Rashford shënoi në minutën e 53’ për të dyfishuar epërsinë, me një asistim të marrë nga Anthony Martial.

Liverpool synoi rikthimin në lojë me golin e Mohamed Salah në minutën e 81’, por kjo ishte krejt çfarë bënë ata deri në fund.

Manchester United merr kështu tri pikët e para këtë sezon dhe fitoren e parë nën drejtimin e Erik ten Hag në Premier League. Ata numërojnë tri pikë. Liverpool mbetet në kuotën e dy pikëve me dy barazime dhe një humbje.

https://youtu.be/n3q1yQBMRWg
Exit mobile version