Manchester United ka fituar ndeshjen ndaj Sheriff.
3:0 në të mirë të United përfundoi ndeshja në ‘Old Trafford’.
Gjatë gjithë takimi skuadër më e mirë ishin vendasit, ku gjetën golin tri herë.
Fillimisht ishte Dalot që në minutën e 44` i dhuroi epërsinë ‘Djajve’.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Man United.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola.
Në minutën e 65` realizoi Marcus Rashford.
Kurse, për epilogun final 3:0 u përkujdes ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Me këtë fitore United përforcon më shumë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Sheriff ka tri në po atë pozitë.