Manchester United ka bërë një tjetër hap të gabuar në Premier League, dhe rrezikon seriozisht mbetjen jashtë top katërshes.
Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka luajtur baras 1:1 në ndeshjen kundër Southampton.
United kaluan të parët në epërsi me anë të Jadon Sancho. Anglezi shënoi gol në minutën e 21’, nga një asistim që pranoi prej Marcus Rashford.
Megjithatë, ‘Djajtë e kuq’ nuk e ruajtën dot epërsinë e tyre deri në fundin e ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, Adams barazoi shifrat në 1:1. Ishte minuta e 48’ kur u vulos edhe rezultati final.