![Man City një nga skuadrat më të mira në merkato – ka fituar 232 milionë funte nga shitjet Man City një nga skuadrat më të mira në merkato – ka fituar 232 milionë funte nga shitjet](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/fbl-eur-c1-man-city-training.jpg)
‘Citizens’ kanë bërë dy goditje të mëdha në merkato, duke afruar në skuadër Erling Haaland dhe Kalvin Phillips.
Po ashtu, ‘Citizens’ shitën kartonin e Raheem Sterling dhe ata të Gabriel Jesus e Oleksandr Zinchenko.
Në mesin e lëvizjeve të mëdha llogaritet edhe ajo e janarit, kur Ferran Torres kalonte te Barcelona.
Sipas raportimeve të ‘Telegraph’, Man City kanë fituar rreth 232 milionë funte nga shitjet e lojtarëve.
Kalkuluar shpenzimet dhe fitimet e ‘Citizens’, skuadra qëndron në një profit prej rreth 122 milionë funteve.
Këto shifra i lënë derën hapur skuadrës së Manchester City për të bërë edhe lëvizje të tjera në këtë merkato.
Marc Cucurella mund të jetë një nga investimet e radhës për skuadrën nga ‘Etihad Stadium’.