Mallorca së fundmi e publikoi një fotografi në rrjetet sociale, duke i shfaqur dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani, teksa në një ndeshje miqësore po takoheshin Mallorca me Napolin.
“Ekipi i Kosovës”, ka shkruar klubi i La Ligas në rrjetet sociale.
𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐎 Team ☺️ pic.twitter.com/e1sW9bM230— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 1, 2022
Dhe, ky postim duket se iu ka penguar serbëve, të cilët e kanë quajtur si skandal veprimin e klubit të La Ligas.
“Klubi i ri i Predrag Rajkoviqit bëri skandal: E lartësoi të ashtuqutjaurën Kosovë, edhe pse Spanja nuk e njeh. Reagim i papritur i klubit spanjoll”, ka shkruar mediumi serb “Telegraf”.
Sipas këtij mediumit, Mallorca është vënë jashtë juridiksionit të vetë Spanjës, e cila nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, njëjtë si Serbia.
Gjithashtu, “Telegraf” është kurioz dhe pyet nëse Federata Spanjolle e Futbollit dhe vetë shteti spanjoll, do të reagojnë për këtë veprim.
Serbët po ashtu e përmendin edhe faktin se kur Kosova ishte përballur me Spanjën në kualifikimet e Kupës së Botës, organizatorët dhe transmetuesi publik nuk e kishin lejuar përdorimin e termit “Kosovë”, por “skuadra e territorit të Kosovës”.
Së fundmi, Mallorca u përforcua me një futbollist shqiptar, Vedat Muriqi, dhe një serb, Predrag Rajkovic.