Home Lajme Maliqi: Kurti dhe Osmani kanë rënë në grackën e vet për dialogun

Maliqi: Kurti dhe Osmani kanë rënë në grackën e vet për dialogun

0
Maliqi: Kurti dhe Osmani kanë rënë në grackën e vet për dialogun

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë “rënë në grackën e tyre” sa i përket dialogut me Serbinë.

Maliqi thotë se Osmani dhe Kurti kanë ardhur në pushtet duke kundërshtuar të gjitha propozimet që vinin për përfundim të këtij dialogu dhe tani janë në një pozitë të izolimit.

Ai shton se Kurti e Osmani kanë përkrahje të mjaftueshme që të mundohen të nxjerrin Kosovën nga izolimi.

“Zotëri Osmani dhe Kurti kanë ardhur në pushtet me retorikën e kundërshtimeve dhe në një farë mënyrë kanë rënë në grackën e vet. Kanë mjaftueshëm përkrahje dhe mendoj se mund tua shpjegojnë përkrahësve të vet se duhet të dalim nga izolimi. Por e kam një përshtypje se kjo është ideologjike. Po mundohen të bindin se të gjitha bashkëpunimet në të kaluarën ishin gabim. Është gabim. Ka mundësi të mira që të dalim së bashku me aleatët nga këtu ku jemi. Thirrja në argumente të moralit nuk është e saktë”, tha ai. 

Exit mobile version