Home Lajme Makinat rresht: “Strategjia” e Bashës për të penguar protestën e Berishës

Makinat rresht: “Strategjia” e Bashës për të penguar protestën e Berishës

0
Makinat rresht: “Strategjia” e Bashës për të penguar protestën e Berishës

Makina po parkohen në oborrin e selisë së Partisë Demokratike për të penguar grumbullimin e protestuesëve të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me sa duket, përveç dyerve të siguruara me çelik, ky është hapi i radhës nga ana e Bashës për të penguar lëvizjet e kundërshtarit, pasi Berisha ka paralajmëruar tubimin në orën 12:00.

Megjithatë pritet që në kohën që Berisha të mblidhet jashtë me protestuesit, Basha të jetë në një mbledhje brenda me anëtarët e Kryesisë.

Mirëpo nuk dihet se sa do të funksionojë plani i Bashës për të mbajtur larg Berishën, i cili këmbëngul se kryedemokratin, që sipas tij është shkarkuar me referendumin e 18 dhjetorit, do ta nxjerrin “butësisht” nga zyra.

Exit mobile version