Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar zgjedhjet e brendshme, ndërsa në Podujevë tashmë kanë nisur apetitet kundër kryetarit të tanishëm Shpejtim Bulliqi.
Sot kandidaturën për të parin e VV’së në Podujevë, e ka bërë zyrtarisht Bedri Maçastena, ai ka njoftuar se tashmë ka aplikuar në KZP.
Buliqi tashmë e ka një kundërkandidatë për kryetar të Podujevës.
Ndërsa deri me tani Kurti e kishte e mbështetur Shpejtim Bulliqin.
Duhet theksuar se javët e fundit në komunën e Podujevës ka pasur pakënaqësi të medha nga drejtorët e VV’së ndaj kryetari Bulliqi disa edhe janë larguar.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, të nderuar anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra Besianë
Ju njoftoj qe kam shpreh vullnetin dhe vendosmërinë të aplikojë pranë KZP-së për të qenë kandidat në garë për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë.
Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj.
Nëse këto fjalë do të kthehen në pozicion, atëherë do të jem i gatshëm të marrë përgjegjësi.
Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë.
Bashkë me shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse.
Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë.
Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet.
Pra, me të gjithë ju bashkë, do të jemi në shërbim të Lëvizjes gjithnjë e çdoherë.
Jam ithtarë i demokracisë, i demokracisë që Levizja e kultivon në vazhdimësi, ku në qendër të saj është gara politike dhe liria e ideve dhe veprimit konform rregullave te përcaktuara. Ne frymën e kësaj, inkurajoj edhe kandidat të tjerë që të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrë që qendrën tonë ta pasurojmë akoma më shum me ide dhe programe konkrete politike.
Si gjithëher, Lëvizja do të mbetet e hapur dhe strehë për secilin antarë të ri i cili dëshiron të rreshtohet pranë lëvizjes dhe programit te sajë politik për mirqenje të gjithmbarshme të qytetarëve të komunës tonë.
Me respekt Bedri Maqastena.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5303351133046505&id=100001150110315