Home Ballina Lushtaku: Qeveria Kurti ka humbur arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare

Lushtaku: Qeveria Kurti ka humbur arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosekzekutimin e pagave për punëtorët grevistë.

Ai ka thënë qeveria ka humbur plotësisht arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare, që lufton secilin që mendon ndryshe.

“Për herë të parë që nga paslufta, një Qeveri e Kosovës i ndalë pagat për grevistët e sektorit publik! Pavarësisht krizës së madhe ekonomike dhe inflacionit, mësimdhënësit në Kosovë mbeten pa paga të muajit Shtator. Shumica e tyre kanë obligime kreditore në bankat e vendit. Kjo qeveri ka humbur plotësisht arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare, që lufton secilin që mendon ndryshe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Exit mobile version