Home Ballina Lushtaku: Nëse s’ndryshon Kodi Civil, votoj gjithë kundër

Lushtaku: Nëse s’ndryshon Kodi Civil, votoj gjithë kundër

0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është i prerë në qëndrimin e tij.

Ai, thotë se derisa nuk ka ndryshime në Kodin Civil gjithmonë do të votoj kundër.

Lushtaku, për Front Online thotë se për të elementi kryesor në familje është martesa mes burrit dhe gruas.

“Sigurisht edhe herën e parë edhe herën e  dytë, edhe çdo herë tjetër që vjen Kodi Civil i njëjtë unë qëndrimin e kam të njëjtë, nuk mundem me ndryshua për askënd, qysh votohet në mbarë Evropën edhe pro edhe kundër, ka edhe në Kosovë, kështu që është e drejta elementare e çdo deputeti me vendos dhe me votu në bazë të bindjeve dhe argumenteve të veta. Për mua është e rëndësishme familja, prandaj unë gjithmonë do të jem në mbështetje të familjes ku martesa mes burrit dhe gruas është elementi kryesor”, është shprehur Lushtaku.

Exit mobile version