Trupat ushtarakë ukrainas po ndihmojnë civilët që duan të largohen nga vendi, të kalojnë urën e shembur ndërsa ushtria ruse po përparon drejt qyteteve kryesore, shkruan skynews
Më ditën e 12-të të konfliktit luftimet janë intensifikuar me shpërthime të vazhdueshme të dëgjuara në qytetin e Irpin. Irpin ndodhet rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë aeroportit Hostomel.
Më shumë se 12 mijë persona kanë arritur të largohen deri më tani.
Ditën e djeshme një familje humbi jetën nga një sulm ajror, teksa po tentonin të largoheshin nga qyteti.