Home Lajme Botë Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

0
Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

ShBA-ja do ta rrisë praninë e saj ushtarake në të gjithë Evropën pasi NATO-ja ra dakord për një “ndryshim themelor” në përgjigjen e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Një seli e përhershme e ushtrisë do të krijohet në Poloni, ndërsa luftanijet e reja të SHBA-së do të shkojnë në Spanjë, avionët luftarakë në Britani të Madhe dhe trupat tokësore në Rumani.

Biden tha se NATO-ja është e nevojshme tani më shumë se sa ka qenë ndonjëherë.

Plani i ri vjen në përgjigje të pushtimit të Rusisë, që do të thotë më shumë se 300,000 trupa janë në gatishmëri të lartë vitin e ardhshëm, nga niveli aktual prej 40,000.

Biden tha në një samit në Madrid se NATO do të “forcohet në të gjitha drejtimet në çdo fushë – tokë, ajër dhe det”.

Njoftimi i SHBA e forcon praninë e saj në të gjithë kontinentin, por veçanërisht në Evropën Lindore, ku do të bazohet selia e re e përhershme për Korpusin e Pestë të ushtrisë, shkruan BBC.

Exit mobile version