Home Ballina Lufta ka filluar për pasuri e gra të bukura, jo për targa”, Hill tregon çka i tha Vuçiqit pas situatës në veri

Lufta ka filluar për pasuri e gra të bukura, jo për targa”, Hill tregon çka i tha Vuçiqit pas situatës në veri

0
Lufta ka filluar për pasuri e gra të bukura, jo për targa”, Hill tregon çka i tha Vuçiqit pas situatës në veri

Prestigjiozja amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiq pas tensioneve të 31 korrikut në veri. Mediumi ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike.

Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e shihte mundësinë e një konflikti të armatosur Kosovë-Serbi, megjithatë Vuçiqit i ka thënë se kjo do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.

“Për qetësi ka bërë thirrje edhe zoti Hill, ambasadori i SHBA-së. Në një intervistë në kryeqytetin serb Beograd, Hill tha se ndonëse ai e konsideronte të pamundur konfliktin e armatosur, ai i kishte thënë Vuçiq: “Luftërat kanë filluar për tokë, para, madje edhe për grua të bukura. Por kjo do të ishte lufta e parë që kam dëgjuar ndonjëherë e nisur për targa”, thuhet në raportimin e New York Times.

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher R. Hill, ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.

“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin,” tha Hill.

Exit mobile version