Home Rozë Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Zvicra

Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Zvicra

0
Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Zvicra

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa u ndal në finalizimin e emisionit të saj më të ri që e rikthen në ekran pas një pauze.

Por, ndonëse e angazhuar, bukuroshja bionde nuk i lë anash as rrjetet sociale duke sjellë imazhe nga më të ndryshmet.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka bërë një udhëtim të shkurtër drejt Zvicrës dhe nga atje ka postuar disa fotografi për fansat në llogarinë e saj të Instagramit.

“48 orë në Zhurich”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografive ku përfshiu një kolazh me veshje të ndryshme.

Moderatorja nga Shqipëria e njohur për stilin e saj unik të veshjes edhe kësaj radhe nuk ka zhgënjyer me dukjen.

Në disa prej imazheve ajo ishte e veshur e tëra në të zeza, trupore, xhaketë dhe taka të ngjashme.

Ndërkohë, në një prej fotove Luana shihet e veshur me një kostum të kuq që mbulohej i gjithi nga një pallto e bardhë me pupla ndërsa e përshtati edhe me atletet gjithashtu të bardha.

Ndryshe, përveç që ajo do të rikthehet me një emision të ri, Luana ishte vazhdimisht aktive me projekte muzikore.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi ndërkombëtar me Rayvanny “Pele pele”.

Exit mobile version