Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka shpërndarë së fundmi në Instagram një foto me vajzën e saj, Hanën.
E me anë të këtij imazhi, Loredana ka njoftuar për turne muzikor.
“Po fillon, turneu Wifey po fillon, tani mund t’i blini biletat”, shkroi artistja sipër fotos.
Rikujtojmë që Loredana këtë vit ka lansuar projekte të shumta muzikore.