“Sot presim që ta mbyllim raporton me 1.4 miliard të hyra, 135 milionë më shumë sesa viti i kaluar për të njëjtën periudhë”, ka thënë ai në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.
“Krahas rritjes ekonomike, kemi trefish trendin e rritur të të hyrave. Vjet rritja ekonomike ka qenë 10 përqind, të hyrat tona 30 përqind më të larta, sivjet pritet që të ketë rritje ekonomike 4 përqind kurse të hyrat e doganës do të kenë rritje prej 12 përqind. Kështu është vendosur trend i jashtëzakonshëm me vitet e mëhershme”.
Llugaliu ka thënë se ka edhe rritje të importit, por më tepër ka regjistruar rritje eksporti i produkteve kosovare.
“Për periudhën janar-nëntor kemi rritje 150 milionë. Eksporti ka shkuar në total 800 milionë, apo 23 përqind rritje më shumë sesa viti i kaluar”.
“Eksportin kryesor tani për tani e bëjmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këto 2-3 vitet e fundit. Marrëdhëniet dypalëshe, ShBA-Kinë kur kanë zbatuar politika proteksionin kanë krijuar hapësira për bizneset e Kosovës. Edhe me Serbinë e kemi të rritur eksportin 100 përqind”.