Home Rozë “Llogaria ime është hakuar”, Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

“Llogaria ime është hakuar”, Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

0
“Llogaria ime është hakuar”, Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

Katie Price ka fshirë një postim që konfirmonte ndarjen nga i fejuari i saj, Carl Woods, duke pretenduar se llogaria e saj ishte hakuar dhe se ajo është ende në një lidhje me të.

Ish-modelja magjepsëse, 44 vjeçe, ia kishte dhënë lajmin e ndarjes një fansi përmes një komenti dhe tashmë të fshirë në TikTok, duke u përgjigjur ‘jo’ kur një fans e pyeti nëse ajo ishte ende me Carl, 33 vjeç.

Megjithatë, Katie më vonë postoi: ”Llogaria ime u hakua! Dua të konfirmoj se jam ende me të fejuarin tim Carl Woods”.

Komenti vjen pak ditë pasi partneri i saj bëri disa postime në Instagram ku tha se nuk ishin ndarë dhe që ai ishte ‘djali më i mirë që ka pasur ndonjëherë’.

Thashethemet për ndarjen u bënë pasi nëna e pesë fëmijëve njoftoi publikisht se romanca e tyre kishte mbaruar.

Katie fillimisht ndezi thashethemet e ndarjes kur u fotografua pa unazën e saj të fejesës në një foto familjare ku Carl mungonte.

Më pas u pretendua se ajo u ka thënë njerëzve se është beqare, teksa kjo bëri që të largohej për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

Për ndarjen e supozuar me Woods, Katie u tha se refuzoi që t’ia jepte unazën e fejesës, që kishte vlerën e 59 mijë eurove.

“Ajo ka paguar shumë pushime gjatë lidhjes dhe dëshiron të varet në unazë ashtu si të gjitha unazat e saj të vjetra të fejesës”.

“Ajo do të bëjë diçka tjetër në vlerë 50 mijë funte edhe pse kjo nuk është ajo që ka paguar Carl”, theksoi burimi.

Exit mobile version