Home Ballina Lladrovci: Tre kryeministra shqiptarë, lajm i pritshëm!

Lladrovci: Tre kryeministra shqiptarë, lajm i pritshëm!

0

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një opinion pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit kryeministër i Malit të Zi, lajm siç e ka quajtur ai “të pritshëm”, i treti kryeministër shqiptarë, shkruan Scanner.

Kur e shohim historinë, bile janë pak, sepse, numri i përgjithshëm i qytetarëve që i drejtojnë tre kryeministrat e tashëm, nuk është as sa një e treta e Kajros, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij:

Sot, tre shqiptarë njëherësh janë në tri shtete të ndryshme kryeministra. Lajm i pritshëm.

Pastaj habiten njerëzit sot kur lexojnë histori, jo kaq udhëheqës ilirë ishin në Perandorinë Romake, në Perandorinë Bizantine, kaq shqiptarë në Perandorinë Otomane, kaq kryeministra shqiptarë në Turqi, kaq në Egjipt, kaq në Greqi, Itali a në vendet tjera.

Lajm i mirë, por tërë ai numër i madh i kryeministrave shqiptarë jashtë trojeve aktuale etnike, shpesh merren me dilema, sepse shtrohet pyetja e thjeshtë: Çka kanë bërë për kombin?

Pyetje e drejtë. Uroj të jenë sa më shumë kryeministra shqiptarë kudo jetojnë shqiptarët. Kur e shohim historinë, bile janë pak, sepse, numri i përgjithshëm i qytetarëve që i drejtojnë tre kryeministrat e tashëm, nuk është as sa një e treta e Kajros!

Suksese!

Exit mobile version