Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjendet në Graz të Austrisë, ku ka takuar bashkatdhetarët, me të cilët shprehet krenar.
“Secili nga shokët këtu, ka tregim e histori të veten, me përpjekjet për të arritur sukses, me rrugë të ndershme e përkushtim, larg nga shtëpia por me mundësi për punë e përparim”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Në Graz të Austrisë, me shokë e miq, atdhetarë të devotshëm e ndërmarrës të suksesshëm, takim me përshtypje të veçanta që kanë për qëllim zhvillimin e përparimin e familjeve të veta dhe për atdheun.
Secili nga shokët këtu, ka tregim e histori të veten, me përpjekjet për të arritur sukses, me rrugë të ndershme e përkushtim, larg nga shtëpia por me mundësi për punë e përparim.
Krenar me shokët dhe miqtë që takova këtu në Graz dhe kudo në Austri, në shtetin mik i cili gjatë historisë qëndroi pranë interesit tonë nacional.
Faleminderit për mikpritjen. Krenar me atdhetarizmin dhe arritjet tuaja!