Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e Betejës së Likoshanit dhe Çirezit, bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe drejtuesit tjerë qendror e lokal të kësaj partie, raporton Scanner.
Lladrovci ka shkruar se “Këtu, para 24 vitesh, u njom me gjak toka e Kosovës për të vijuar me Epopenë e UÇK-së dhe të Jasharajve legjendar, në rrugën plotë mundime deri në çlirim. Kjo ishte zona që ndër shekuj shkrepte armë kundër të gjithë okupatorëve. Këtu do të fillonte fundi i okupimit shekullor serb”.
Postimi i plotë i Lladrovci:
Në këtë ditë të shënuar për kombin të fillimit të luftës frontale kundër okupatorit, me kryetarin Memli Krasniqi, znj. Vlora Çitaku, z. Abelard Tahiri, znj. Ganimete Musliu, Zenun Pajaziti, kryetarin e Skenderajt, z. Fadil Nura, nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtues qendror e lokal të PDK-së, në prani të shumë familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve, vendosëm kurora me lule dhe bëmë homazhe, para lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së Likoshanit dhe Çirezit.
Këtu, para 24 vitesh, u njom me gjak toka e Kosovës për të vijuar me Epopenë e UÇK-së dhe të Jasharajve legjendar, në rrugën plotë mundime deri në çlirim. Kjo ishte zona që ndër shekuj shkrepte armë kundër të gjithë okupatorëve. Këtu do të fillonte fundi i okupimit shekullor serb.
Pas homazheve, të gjithë së bashku kemi vizituar disa nga familjet atdhetare të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, për të shprehur nderimin e përjetshëm për heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, për sakrificën sublime për atdheun nga familjarët e tyre.
Shteti ynë ka në themel tërë sakrificën shekullore të gjeneratave të tëra, andaj, puna jonë është obligim ndaj asaj sakrifice të jashtëzakonshme, duke punuar me nder dhe përkushtim për jetësimin e idealeve të dëshmorëve për shtet të fuqishëm, të bazuar në ligj dhe mirëqenie.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225171118179073&id=1653723698