Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i njohur për përcjelljen e çdo loje të kombëtares së Kosovës, është lajmëruar nga Irlanda e Veriut, ku së bashku me Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Milot Rashicën duke bërë foto me mesazhin “Duam fitore”.
Kosova, nesër, përballet me Irlandën e Veriut, në kuadër të Ligës së kombeve.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Me Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Milot Rashicën: Përshëndetje nga Irlanda e Veriut, nga stadiumi nacional “Windsor Park”!
Shqiponjat tona po bëhen gati për sfidën e nesërme. Presim lojë të fortë, presim sukses të djemve tanë, si asnjë herë më parë, sepse, vendi e dikton edhe suksesin. Vërtetë, Irlanda e Veriut është e 58-ta në rangimin global, por, pres që Kosova të shkëlqejë.
Përpara djem! Duam fitore!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226196547494165&id=1653723698