Home Lajme Lladrovci me Fiton Pejën: Sukseset janë veçori e atyre që punojnë shumë

Lladrovci me Fiton Pejën: Sukseset janë veçori e atyre që punojnë shumë

0
Lladrovci me Fiton Pejën: Sukseset janë veçori e atyre që punojnë shumë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një foto nga ulësja e aeroplanit gjatë udhëtimit së bashku me ndërmarrësin Fiton Peja, të cilin e kishte edhe bashkëluftëtar, duke ia dedikuar një shkrim të shkurtër, raporton Scanner.

Sukseset janë veçori e atyre që punojnë shumë dhe përkushtohen me tërë qenien në rrugën e nisur, Fitoni është një nga modelet e suksesit në biznes dhe kontribuuesit për shoqërinë dhe kombin, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij:

Me mikun tim, Fiton Pejën, rrugës për Gjermani. Qëllimet e njëjta për Kosovën na kanë afruar para më shumë se dy dekadave, qëllime që na shtyjnë edhe sot për ta mbajtur miqësinë të fortë dhe të qëndrueshme.
Sukseset janë veçori e atyre që punojnë shumë dhe përkushtohen me tërë qenien në rrugën e nisur, Fitoni është një nga modelet e suksesit në biznes dhe kontribuuesit për shoqërinë dhe kombin. Suksese të mëtejme miku im!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225029729884454&id=1653723698

Exit mobile version