Home Lajme Lladrovci inkurajon të rinjtë që të marrin pjesë në zgjedhjet e Rinisë Demokratike në Drenas

Lladrovci inkurajon të rinjtë që të marrin pjesë në zgjedhjet e Rinisë Demokratike në Drenas

0
Lladrovci inkurajon të rinjtë që të marrin pjesë në zgjedhjet e Rinisë Demokratike në Drenas

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka ftuar të rinjtë e komunës së kësaj komune të marrin pjesë në zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas, raporton Scanner.

Lladrovci ka theksuar si vijon: “Ju inkurajoj të merrni përgjegjësi dhe bëheni pjesë e procesit demokratik zgjedhor, duke u bërë pjesë e fuqisë së partisë politike me kontribut të pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”.
Postimi i plotë i Lladrovcit në instagram:
Rini Demokratike e Kosovës, dega në Drenas,

Po afron afati i procesit zgjedhor në organizatën më vitale të PDK-së, organizatës më energjiken dhe më të palodhshmen e cila përcjell mesazhin e vizionit dhe misionit tonë si parti politike.

Sot, nga Niveli qendror ka arritur Lista finale e anëtarëve të regjistruar për zgjedhjet në degën tonë të Rinisë Demokratike. Po ashtu, ka arritur edhe kandidatura e parë për kryetar të Rinisë Demokratike, Valmir Osmani.

Më 25 dhjetor 2022 do të mbahet Kuvendi zgjedhor i RDK-së, dega në Drenas.

Anëtarë të nderuar të Rinisë Demokratike të Kosovës dega në Drenas,

Ju inkurajoj të merrni përgjegjësi dhe bëheni pjesë e procesit demokratik zgjedhor, duke u bërë pjesë e fuqisë së partisë politike me kontribut të pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës.

Kur bëheni pjesë e procesit zgjedhor demokratik dhe transparent, ju e keni mundësinë të bëni më të mirën për komunën tonë dhe Kosovën.

Ne nuk guxojmë të ndalemi sepse ndalet Kosova!

Uroj që Kuvendi zgjedhor i RDK-së në Drenas të ketë mbarëvajtje shembullore dhe të zgjedhet më i miri nga ju të rinjtë e Drenasit, me qëllim të avancimit të mëtejmë të procesit demokratik dhe fuqizimit të PDK-së.

Përkrahja ime, sikur deri tash, për rininë do të jetë e pakursyer, andaj, ju përgëzoj për ecurinë e deritashme!

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike, do t’ju njoftojmë me kohë.
Suksese!

Exit mobile version