Home Lajme Botë Liz Truss, e gatshme të bisedojë me Vladimir Putin në G20

Liz Truss, e gatshme të bisedojë me Vladimir Putin në G20

0
Liz Truss, e gatshme të bisedojë me Vladimir Putin në G20

Liz Truss, kandidatja për kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar tha se ishte e gatshme të ulej dhe të bisedonte me Vladimir Putin në samitin e G20, sipas The Guardian.

Në debatin e fundit televiziv të së dielës mbrëma, kandidatët për lidershipin konservator u pyetën nëse do të uleshin pranë presidentit rus në një samit të G20. Truss tha se “po” dhe tha se ishte e rëndësishme që bota e lirë të përballej me Rusinë.

Penny Mordaunt, Tom Tugendhat dhe Kemi Badenoch të gjithë thanë se nuk do të uleshin me Putinin, të paktën në rrethanat aktuale.

Exit mobile version