Liverpooli nuk janë të interesuar për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.
Asensio ka kontratë me Real Madridin deri vitin e ardhshëm, por largimi i tij mund të ndodhë këtë verë.
Spanjolli nuk është i kënaqur me minutat dhe kërkon pagë më të lartë. Kushte këto që nuk pritet të pranohen nga ‘Mbretërit’.
Interesim për të kanë shfaqur disa ekipe, në mesin e tyre thuhej që edhe Liverpool.
Por, sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, ‘Reds’ nuk janë të interesuar për anësorin.
Milani dhe Arsenal janë dy ekipet e tjera që po monitorojnë spanjollin.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit.