Liverpooli ka pësuar humbje në ndeshjen kundër Leeds.
‘Reds’ vazhdojnë të zhgënjejnë, u mposhtën 1:2 në shtëpi nga Leeds, transmeton lajmi.net.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, pasi Joe Gomez gaboi dhe Rodrigo Moreno përfitoi duke shënuar në minutën e 4`.
Ndeshja u bë edhe më interesante, kur në minutën e 14` Mohamed Salah barazoi shifrat në 1:1.
Pjesa tjetër e 45 minutave të parë u konkretizua me raste, por jo edhe me gola.
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat po kërkonin golin e avantazhit, por që nuk po e gjenin.
Në minutat e fundit të ndeshjes Leedsi mori sërish epërsinë, pasi Summerville shënoi.
Kështu Liverpooli lëshon sërish pikët, edhe ndaj skuadrës që ndodhej në zonën e fundit të tabelës.
Në pesë ndeshjet e fundit të ekipit të Jurgen Klopp kanë dy fitore, një barazime dhe dy humbje.
Me këtë barazim ‘Reds’ mban pozitën e nëntë me 16 pikë, kurse Leeds ka 12 në pozitën e 15.