![Lista Serbe dorëzon mandatet në Kuvendin e Kosovës Lista Serbe dorëzon mandatet në Kuvendin e Kosovës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/srpska-lista-600x360-1.jpg)
Deputetët e Listës Serbe, kanë dorëzuar mandatatet e tyrë në Kuvendin e Kosovës.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme” thuhet në njoftimin e Kuvendit..
Ky vendim vjen pas paralajmërimit që kishte bërë Lista Serbe javën që lamë pas, duke njoftuar largimin e komunitetit serbë nga të gjitha institucionet e Kosovës, si shenjë proteste pas vendimit për targat ku pasojë edhe shkarkimi i drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.
Kujtojmë se tash e disa ditë, pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, janë duke dorëzuar detyrën e tyre.