![Lirohen aktivistet feministe Anita Mjeku dhe Neri Ferizi, që u arrestuan në protestë Lirohen aktivistet feministe Anita Mjeku dhe Neri Ferizi, që u arrestuan në protestë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/318153872_1179156673038416_3319087474074432659_n-1024x771-1.jpg)
Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka bërë të ditur se janë liruar dy aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, të cilat u arrestuan në protestën që u mbajtë për rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare.
“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi t’i lirojë dy aktivistet e arrestuara për protestën e datës 1 dhjetor në kundërshtim të vrasjes së grave”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, arrestimi i aktivisteve ishte i padrejtë dhe jolegjitim.
Por kjo gjë ato thonë se ju jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën e tyre të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.