Home Lajme Botë “Liria jonë nuk ka vdekur”, 7-vjeçarja ukrainase këndon para mijëra njerëzve në Poloni

“Liria jonë nuk ka vdekur”, 7-vjeçarja ukrainase këndon para mijëra njerëzve në Poloni

0
“Liria jonë nuk ka vdekur”, 7-vjeçarja ukrainase këndon para mijëra njerëzve në Poloni

Një vajzë shtatë vjeçare ukrainase, videoja e së cilës duke kënduar një këngë të Disney u bë virale, ka kënduar në Poloni para mijëra njerëzve.

Amelia Anisovych u bë e njohur për të gjithë pasi prindërit e saj e filmuan nga një strehim kundër bombave në Ukrainë. Jo këndoi “Let it Go” nga filmi i animuar “Frozen”  nga bunkeri në Kiev dy javë më parë.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2643407.html


Tashmë, një video tjetër e Amelias është publikuar ndërsa ajo shfaqet në një skenë duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës në një koncert bamirësie në Poloni.

Vajza e vogël u shfaq në skenë veshur me një kostum tradicional ukrainas ndërsa të pranishmit ndezën “flash-et” në celularë. Kënga që Amelia këndoi mban titullin “Lavdia dhe Liria e Ukrainës nuk kanë vdekur ende.”
https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2631533.html

Vogëlushja ndodhet në Poloni që më 9 mars pasi u largua nga vendlindja me gjyshen dhe motrat. Nëna e saj Lilia dhe i ati Roman qëndruan në Kiev. /abcnews.al/

Exit mobile version