Home Ballina Limaj shkon për ngushëllime në familjen e Veselit

Limaj shkon për ngushëllime në familjen e Veselit

0
Limaj shkon për ngushëllime në familjen e Veselit

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, së bashku me bashkëpunëtorë ka qëndruar për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit, të cilit dy ditë më parë i vdiq Nëna, shkruan Scanner.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli!

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre! Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Limaj.

Kujtojmë se Kadri Veseli po mbahet në Hagë dhe ai nuk ka marrë pjesë në varrimin e Nënës. /Scanner/

Exit mobile version