Home Ballina Limaj falënderon Ramën për paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës

Limaj falënderon Ramën për paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës

0
Limaj falënderon Ramën për paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka takuar në Tiranë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.

Limaj në këtë takim e ka përgëzuar dhe falëndëruar Ramën për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës.

“Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe. Gjatë këtij takimi theksova rëndësinë e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot në Tiranë takova kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, me të cilin biseduam për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministrin Rama e përgëzova dhe e falenderova për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe.

Gjatë këtij takimi theksova rëndësine e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm.

Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroj gjithë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Exit mobile version