Home Ballina Lideri i opozitës në Kosovë, Memli Krasnqi, vizitë zyrtare në Shqipëri

Lideri i opozitës në Kosovë, Memli Krasnqi, vizitë zyrtare në Shqipëri

0

Lideri i opozitës në Kosovë, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është nisur për një vizitë zyrtare, dy ditore, në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, raporton Scanner.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

Krasniqi do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite do të jetë afrimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik.

Exit mobile version