Home Lajme Liburn Aliu: E kam takuar Martin Berishajn, i besoj

Liburn Aliu: E kam takuar Martin Berishajn, i besoj

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj i cili dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paraprakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

“Unë e njoh, kam pasur rast me e taku z. Martin Berishaj, besimi im është në anën e tij”, tha Aliu.

“Faktimi i sulmit ndaj tij dh niveli i sulmit çfarë ka qenë ndaj tij pasi është i VV’së, ka qenë prapë, jo proporcional në raport situatën në të cilën ka qenë dhe natyrisht që edhe aktivistët i dalin në mbrojtje”, shtoi ai në Pressing të T7.

Exit mobile version