Robert Lewandowski nuk është aspak i lumtur me Lionel Messin.
Leo e lavdëroi sulmuesin e Bayern Munich që ishte kandidatë për Topin e Artë, por veprimet bien ndesh me 34-vjeçarin.
Edhe përkundër se e lavdëroi, nuk ia kishte dhënë votat as për çmimin The Best të FIFA-s.
“Tha që do të më kishte dhënë Topin e Artë dhe më vonë nuk më votoi për The Best”, tha Lewandowski.
“A e ndryshoi kjo mendimin tuaj për Leon? Nuk e di…”, shtoi ai pas asaj që kishte ndodhur me Topin e Artë.