Home Lajme Lëvizja Qytetare “URA” e Abazoviqit prin në Ulqin

Lëvizja Qytetare “URA” e Abazoviqit prin në Ulqin

0
Lëvizja Qytetare “URA” e Abazoviqit prin në Ulqin

Koalicioni “Për një Fillim të Ri” me në krye Lëvizjen Qytetare “URA” të Dritan Abazoviqit, është duke udhëhequr me numrin e ulëseve të fituara për Kuvendin Komunal në Ulqin.

Kjo listë ka arritur të fitojë 14 ulëse të asamblesë duke dalë e para nga pesë lista të certifikuara për këto zgjedhje lokale nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Ulqin.

E dyta ka dalë Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviq me Partinë Boshnjake me gjashtë ulëse sa ka edhe koalicioni Lidhja Demokratike e Malit të Zi bashkë me Unionin Demokratik të Shqiptarëve.

E katërta ka dalë “Forca e Re Demokratike” me bartës liste Genci Nimanbegu që ka arritur të sigurojë pesë ulëse.

Në vendin e pestë sipas votave të fituara janë Demokratët me vetëm dy ulëse.

Kuvendi Komunal i Ulqinit ka gjithsej 33 këshilltarë komunal.

Exit mobile version