Home Ballina ‘Lëri ta hanë’: PSD i qon tortë Qeverisë te dera

‘Lëri ta hanë’: PSD i qon tortë Qeverisë te dera

0
‘Lëri ta hanë’: PSD i qon tortë Qeverisë te dera

Partia Socialdemokrate (PSD), ka realizuar aksion simbolik përpara objektit të Qeverisë, të cilët e kanë lënë një tortë atje me mbishkrimin “Lëri ta hanë tortën”.


Njëra nga aktivistet e PSD-së deklaroi se kjo simbolizon, siç e quajti ajo, qasjen shpërfillëse dhe injoruese të qytetarëve.

“Sot një vit nga Qeveria Kurti 2. Sot po ashtu kemi një inflacion me përmasa alarmante. Vetëm për një muaj, rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar të largohen nga Kosova. Paga e sektorit publik është e njëjtë. Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit mbetet jo-funksional. Faturat e energjisë elektrike janë të papërballueshme. Qeveria e Kosovës thotë se po shënon rritje të pashembullt ekonomike”, deklaruan nga PSD.

“Kur kishim krizë të rritjes së energjisë elektrike, na thoshin mbulohuni me qebe. Kur kishim rritje të çmimeve, thoshin se ky është çmimi i demokracisë, na thoshin mos i përdorni joystick-at. Kjo distancë e madhe nuk është veç distancë fizike, por edhe e ndjeshmërisë e optike. Prandaj, ne sot e kemi sjellë këtë tortë për ta denoncuar këtë tortë, e cila është shpërfillëse dhe injoruese ndaj qytetarëve.

Exit mobile version