![Lëndohet Zhegrova, nuk i dihet se a do të luajë ndaj Irlandës Veriore Lëndohet Zhegrova, nuk i dihet se a do të luajë ndaj Irlandës Veriore](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/zhegroczz.jpg)
Edon Zhegrova është lënduar sot në seancën stërvitore të fundit para ndeshjes ndaj Irlandës Veriore, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Lojtari nuk i përfundoi stërvitjet në kohën e paraparë, duke e lënë grumbullimin më herët sesa pjesa tjetër e grupit.
Pos tij, në dyshim për lojë nesër mbetet edhe Vedat Muriqi që po ashtu po shqetësohet nga një lëndim.
E gjithë kjo situatë pritet të shkaktojë jo pak kokëçarje për selektorin, Alain Giresse, që do ta ketë të vështirë përzgjedhjen e lojtarëve për një ndeshje kaq të rëndësishme.