Home Lajme Lëndohen policët në Pejë, arrestohet personi që i sulmoi

Lëndohen policët në Pejë, arrestohet personi që i sulmoi

0
Lëndohen policët në Pejë, arrestohet personi që i sulmoi

Është arrestuar pronari i një mobil-shopi në Pejë, pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës, duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Zyrtarët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Pejë 27.08.2022-17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -pronar i një mobil-shopi  pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës, duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.  Zyrtarët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version